Call for expression of Interest: Training Participation: “Increasing the capacity of Women candidates / potential candidates for the political elections in Albania”
Event description
Për kë është trajnimi?
- Për gratë dhe të rejat që synojnë të kandidojnë në zgjedhjet vendore të vitit 2027;
- Për gratë dhe të rejat që kanë kandiduar më parë dhe dëshirojnë të përgatiten më tej për një angazhim politik;
- Për gratë dhe të rejat që janë aktualisht të angazhuara në politikë ose në jetën publike; ose
- Për gratë dhe të rejat që dëshirojnë të ndërmarrin hapin e parë drejt pjesëmarrjes në politikën vendore.
Nuk kërkohet përvojë e mëparshme politike për të aplikuar.
Çfarë do të përfitosh?
Trajnimi do të ofrojë njohuri dhe mjete praktike mbi:
- lidershipin transformues dhe rolin e grave në pushtetin vendor;
- rolin e grave si lidere dhe rëndësinë e përfshirjes gjinore në qeverisjen vendore;
- ligjvënien me ndjeshmëri gjinore në këshillat vendorë;
- identifikimin e problemeve dhe zhvillimin e zgjidhjeve për komunitetin;
- buxhetimin dhe përdorimin e të dhënave për vendimmarrje me ndjeshmëri gjinore;
- komunikimin efektiv dhe mesazhet publike;
- rolin përfaqësues e mbikëqyrës të këshillave vendorë; dhe
- qeverisjen e hapur dhe pjesëmarrjen qytetare.
Programi është interaktiv dhe praktik, duke kombinuar prezantime të shkurtra me diskutime, ushtrime individuale dhe në grup, si dhe aktivitete praktike.
Kur dhe ku?
UN Women Shqipëri, me mbështetjen e Qeverisë Suedeze do të organizojë dy trajnime dy-ditore me të njëjtin format dhe përmbajtje. Në trajnime mund të aplikojnë gra dhe të reja nga e gjithë Shqipëria, pavarësisht qytetit ose bashkisë së tyre të banimit. Qytetet e përcaktuara më poshtë janë vendndodhjet ku do të zhvillohen trajnimet:
| Data | Vendndodhja |
|---|---|
| 15–16 tetor 2026 | Tiranë |
| 29–30 tetor 2026 | Vlorë |
Në shprehjen e interesit, aplikantet mund të specifikojnë datën dhe vendndodhjen e preferuar. Përzgjedhja do të bëhet në varësi të numrit të aplikimeve dhe vendeve të disponueshme.
Kohëzgjatja: 2 ditë të plota
Gjuha: Shqip
Kush do ta zhvillojë trajnimin?
Trajnimet do të zhvillohen nga trajnuese me përvojë në fushën e pjesëmarrjes dhe lidershipit politik të grave, të trajnuar mbi kurrikulën e UN Women për lidershipin politik të grave. Ekipi përfshin profesioniste me ekspertizë në politikë dhe procese zgjedhore në nivel qendror e vendor, kuadër ligjor, të drejta të njeriut, shkenca sociale dhe komunikim.
Angazhimi i pjesëmarrëseve
Pjesëmarrëset e përzgjedhura duhet të angazhohen për të marrë pjesë në të dyja ditët e plota të trajnimit. Pjesëmarrëset pritet të respektojnë orarin dhe të marrin pjesë aktivisht në të gjitha sesionet dhe aktivitetet e programit.
Si të shprehni interesin?
Gratë dhe të rejat e interesuara ftohen të dërgojnë shprehjen e interesit për pjesëmarrje në adresën: [ Click to reveal ]. Nëse keni paqartësi, kontaktoni në numrin në +355 69 20 24 505.
Në email, ju lutemi të përfshini:
| Informacion rreth aplikantes | |
|---|---|
| Emër Mbiemër | |
| Numër telefoni | |
| Qytetin/bashkia e banimit; | |
| Një përshkrim të shkurtër të motivimit tuaj për të marrë pjesë | |
| Trajnimin e preferuar sipas datës dhe vendndodhjes | |
| Nevoja për akomodim dhe për sa netë (specifikoni data) | |
| A ke marre pjesë në trajnime të ngjashme më parë? | Po/Jo |
| A angazhohesh që të marrësh pjesë në trajnim për dy ditë të plota? | Po/Jo |
Afati për shprehjen e interesit: 30 shtator 2026
Numri i pjesëmarrëseve është i kufizuar dhe do të prioritizohen aplikantet që dërgojnë të gjithë informacionin e kërkuar prej tyre, deri në plotësimit të numrit maksimal për secilin trajnim. Kandidatet e përzgjedhura do të njoftohen me e-mail lidhur me rezultatin e përzgjedhjes dhe detajet përkatëse të trajnimit të përzgjedhur prej tyre.
Logjistika
Akomodimi në hotel dhe vaktet do të sigurohet nga UN Women për ato pjesëmarrëse që udhëtojnë nga jashtë qytetit ku zhvillohet trajnimi dhe që kanë konfirmuar nevojën për akomodim.
Për pjesëmarrëset e mësipërme do të mundësohet akomodim edhe për natën para fillimit të tranimit. Maksimumi i netëve për akomodim është dy netë (nata para trajnimit dhe nata e ditës së parë të trajnimit. Vaktet do të mbulohen nga organizatorët.
Bëhu pjesë e ndryshimit! Apliko tani dhe bëhu pjesë e gjeneratës së ardhshme të grave në politikëbërje vendore.