Në mbështetje të qendrueshmërisë ekonomike të grave përmes turizmit vendas
COVID-19 po dëmton rëndë ekonominë shqiptare, në veçanti turizmin rural. Mungesa e turizmit ka vënë në vështirësi ferma dhe bujtina në pjesën e epërme të lumit Vjosë, ku punojnë dhe nxjerrin jetesën gra të zonës. Elona, Leonora, Anila, Mirela dhe Zhenisa, të cilat punojnë në këtë zonë kanë përjetuar një rënie të numrit të vizitorëve gjatë pandemisë. Në këtë realitet të ri, sytë i kanë nga turistët vendas. Këto gra sipërmarrëse ndihmojnë veten, të punësuarat e tyre si dhe të gjithë komunitetin që i rrethon.Kjo video u mbështet nga projekti i përbashkët i OKB-së për promovimin dhe krijimin e modeleve të qëndrueshme të bizneseve dhe ndërmarrjeve sociale, financuar nga qeveria norvegjeze.