Përse paratë e tua kanë peshë? – Historitë që na drejtojnë, Shqipëria
Kliko këtu për të bërë një anketë të shkurtër për buxhetimin e përgjigjshëm gjinor: https://www.surveymonkey.com/r/5GJLRN9Në video është historia e Laura Talo nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, e diplomuar në shkollën profesionale hoteleri-turizëm. Duke njohur rëndësinë e ofrimit të aksesit së barabartë për vajzat dhe për djemtë në arsimin profesional dhe në tregun e punës, qeveria e Shqipërisë ka përfshirë perspektivën gjinore në buxhetin e arsimit profesional në mënyrë që vajzat dhe djemtë të përfitojnë në mënyrë të barabartë. UN Women punon me institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore për të fuqizuar një qeverisje demokratike dhe për të përparuar të drejtat e grave përmes përfshirjes gjinore në planifikim dhe buxhetim. Kjo është një nga 4 videot e fushatës rajonale per buxhetimin e përgjigjshëm gjinor “Përse paratë e tua kanë peshë? - Historitë që na drejtojnë”, pjesë e “Fushatës së Ideve – Rimendo Sfidat. Përmirëso Zgjidhjet” të zyrës rajonale të UN Women për Evropën dhe Azinë Qendrore.