Bashkitë kundër dhunës në familje

Pothuajse të gjitha bashkitë në Shqipëri kanë një mekanizëm të dedikuar për mbrojtjen dhe mbështetjen e të mbijetuarave të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Forcimi dhe ndërtimi i kapaciteteve të tyre është një nga qëllimet e programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara që UN Women po zbaton së bashku me UNDP dhe UNFPA, me fonde nga qeveria Suedeze për të eleminuar dhunën ndaj grave dhe vajzave (EVAW).Kjo është një nga katër videot realizuar me ofruesit e shërbimeve të ndryshme për të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje në Shqipëri. Videot janë realizuar nga UN Women si pjesë e programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara, për eleminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.