Cili është roli i mjekëve në eleminimin e dhunës në familje?
Mjeku i familjes Ramiz Kerrnaja është një nga ofruesit e shërbimeve që punojnë çdo ditë për të mbështetur gratë dhe vajzat të mbijetuara të dhunës. Ai ka një mesazh për të gjithë ne. Kjo është një nga katër videot realizuar me ofruesit e shërbimeve të ndryshme për të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje në Shqipëri. Videot janë realizuar nga UN Women si pjesë e programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara, për eleminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, mbështetur nga qeveria e Suedisë.