Forumi Gruas Elbasan mbështet të mbijeturat e dhunës

Forumi i Gruas Elbasan, një nga partnerët e UN Women, ka punuar për 20 vjet për parandalimin dhe adresimin e rasteve të dhunës në familje. Ato u kanë kthyer lirinë, dinjitetin dhe jetën grave dhe vajzave të abuzuara në rajonin e Elbasanit, në Shqipërinë e Mesme. Soela Kurti, një avokate që punon për këtë organizatë, na informon se si i mbështesin të mbijetuarat e dhunës dhe sfidat me të cilat përballen në punën e tyre të përditshme.Kjo është një nga katër videot realizuar me ofruesit e shërbimeve të ndryshme për të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje në Shqipëri. Videot janë realizuar nga UN Women si pjesë e programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara, për eleminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, mbështetur nga qeveria e Suedisë.