Ku duhet ta raportoj dhunën?
Çfarë ndodh saktësisht kur dikush raporton dhunën në familje? Si reagon policia, aktori kryesor i mekanizmit kundër dhunës në familje? Edjona Dano e cila punon në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë, ka një mesazh për të gjitha gratë dhe vajzat që kanë dyshime dhe nuk dinë ku të drejtohen për ndihmë.Kjo është një nga katër videot realizuar me ofruesit e shërbimeve të ndryshme për të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje në Shqipëri. Videot janë realizuar nga UN Women si pjesë e programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara, për eleminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, mbështetur nga qeveria e Suedisë.