Seri dokumentaresh: Drejtësi për gratë në Shqipëri

Flora dhe Arianit Leka u martuan në vitin 2010 dhe kishin dy fëmijë. Pasi u përballën me vështirësi ekonomike, ata nisën të debatojnë dhe z. Leka nisi kërcënimet, që më pas u përshkallëzuan. Zj. Leka e denoncoi aktin në polici dhe më pas gjykata lëshoi një urdhër mbrojtjeje për 12 muaj. Më pak se një muaj më vonë z. Leka e vrau gruan e tij.Shih këtë video të bazuar në jetën reale të familjes Leka për të kuptuar se ku dështoi sistemi i drejtësisë për të mbrojtur zonjën Leka dhe si mund të parandalohen tragjedi të tilla. Dhuna ndaj grave është simptoma, jo virusi. Virusi është pabarazia gjinore. Nuk do të ketë asnjë kurë për sa kohë parandalimi, mbrojtja dhe ndjekja janë joefektive. Kjo video është realizuar nga Qendra për të Drejtat e Grave në kuadër të programit rajonal të UN Women "Zbatojmë Normat, Ndryshojmë Mendësitë", financuar nga Bashkimi Evropian.* Emri është ndryshuar për të mbrojtur identitetin e individit.