Seri dokumentaresh: Drejtësi për gratë në Shqipëri 2
Gjashtë fëmijët e Mirela dhe Arian Kushtës kanë përjetuar abuzime të vazhdueshme nga babai i tyre i alkolizuar si dhe ishin dëshmitarë të dhunës që ai ushtronte mbi nënën e tyre. Pasi fëmijët njoftuan policinë, menjëherë të gjithë anëtarët e familjes u shoqëruan në rajonin e policisë. Por znj. Kushta dhe fëmijet e saj nuk bënë asnjë kallzim për z. Kushta për ushtrim të dhunës në familje dhe nuk kërkaun asnjë urdhër mbrojtjeje. Zoti Kushta u ndalua për disa orë. Gjashtë muaj më vonë ai e vrau gruan e tij.Shih këtë video të bazuar në jetën reale të familjes Kushta për të kuptuar se ku dështoi sistemi i drejtësisë për të mbrojtur zonjën Kushta dhe si mund të parandalohen tragjedi të tilla. Dhuna ndaj grave është simptoma, jo virusi. Virusi është pabarazia gjinore. Nuk do të ketë asnjë kurë për sa kohë parandalimi, mbrojtja dhe ndjekja janë joefektive. Kjo video është realizuar nga Qendra për të Drejtat e Grave në kuadër të programit rajonal të UN Women "Zbatojmë Normat, Ndryshojmë Mendësitë", financuar nga Bashkimi Evropian.* Emri është ndryshuar për të mbrojtur identitetin e individit.