Gratë rurale në Shqipëri
Në Shqipëri, 41.6% e grave punojnë në bujqësi. Ato punojnë tokën, të cilën rrallë herë e kanë në pronësi. Këto gra shpesh kanë punë joformale. Por puna e tyre nuk mbaron këtu: ato duhet të bëjnë punët e shtëpisë pa pagesë. Ne kemi vizituar gratë dhe vajzat që jetojnë dhe punojnë në zonat rurale në Ditën Ndërkombëtare të Gruas Rurale. Kjo video është pjesë e programit për ‘fuqizimin e grave në zonat rurale dhe turizmi’, duke kontribuar në zhvillimin e qendrueshëm ekonomik të grave rurale dhe komuniteteve të tyre. Në partneritet me FAO-n, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe AICS Tirana, me mbështetjen financiare të qeverisë italiane.
Subject areas
Regions
Countries
International day