Baballarë aktivë, familje më të lumtura!
Kur baballarët janë të përfshirë, fëmijët rriten më të shëndetshëm, më të lumtur dhe kanë rezultate më të mira në shkollë. Gjithashtu, baballarët ndihen më të plotësuar, më pak të stresuar dhe janë më të shëndetshëm. Le të sfidojmë normat sociale të së kaluarës dhe të kontribuojmë bashkarisht për familje ku baballarët dhe nënat ndajnë pergjegjësitë dhe gëzimet që sjell rritja e brezit të ri. Kjo video është realizuar nga “Gruaja tek Gruaja” në partneritet me UN Women Albania & qeverinë suedeze, që po punojnë me baballarët për të qenë të pranishëm, të angazhuar dhe për të mbështetur gratë në karrierën e tyre.
Subject areas
Regions
Countries