EXPO 2024, Fuqizojmë Gratë Shqiptare në Sipërmarrje

Përmbyllëm me sukses EXPO 2024 në Shqipëri! Gjatë dy ditëve plot me energji frymëzuese, 40 gra sipërmarrëse prezantuan bizneset e tyre dhe ndërtuan partneritete të vlefshme. Përmes workshopeve dhe takimeve Biznes me Biznes, ato fituan aftësi të reja dhe krijuan mundësi për rritje dhe zhvillim. Ky event u organizua në bashkëpunim me Ministrinë e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, me mbështetje financiare nga Ambasada e Suedisë dhe Ambasada Britanike.