Fuqizojmë brezin e ri të grave në politikë

Në shtator, UN Women organizoi përgjatë pesë ditëve një Trajnim për Trajnerë për lidershipin politik, duke certifikuar 14 trajnerë dhe trajnere nga fusha të ndryshme. Ato janë tashmë të pajisur me të gjitha aftësitë për të mentoruar gratë që synojnë të kandidojnë në zgjedhje, duke nxitur një brez të ri të grave në politikë.