Call for expression of Interest: Training Participation: “Increasing the capacity of Women candidates / potential candidates for the political elections in Albania”

Image
Call for expression of Interest: Training Participation: “Increasing the capacity of Women candidates / potential candidates for the political elections in Albania”
UN Women Shqipëri fton të rejat dhe gratë që planifikojnë të kandidojnë në zgjedhjet e përgjithshme të majit 2025 në Shqipëri, apo që aspirojnë të kandidojnë në zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore në të ardhmen, të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në një trajnim dy-ditor, i cili do të zhvillohet gjatë muajve shkurt-mars. Trajnerë/e me përvojë do të ofrojnë informacione dhe udhëzime praktike për të ndihmuar gratë nga i gjithë spektri politik në Shqipëri të organizojnë fushata zgjedhore të suksesshme. Në këtë thirrje mund të aplikojnë edhe të rejat dhe gratë që kanë kandiduar më parë dhe/ose janë aktualisht të angazhuara në politikë, si dhe ato që nuk kanë përvojë të mëparshme në këtë drejtim. Kandidatet e interesuara duhet të plotësojnë formularin online. Full details ▼
Event type:
Start date: 20 February 2025 | Start time: 10:00 UTC +00:00
End date: 28 March 2025 | End time: 17:30 UTC +00:00
Location: 8 municipalities, Albania

Event description

UN Women Shqipëri do të ofrojë një seri trajnimesh dyditore, me të njëjtin format dhe përmbajtje, në rajone të ndryshme të Shqipërisë përgjatë muajve shkurt-mars. Aplikantet mund të zgjedhin vendndodhjen dhe datat që u përshtaten, sipas udhëzimeve në thirrjen për aplikime.

Ky është një trajnim ndërveprues, i cili synon të sigurojë tre elementë po aq të rëndësishëm për gratë politikane dhe ato që aspirojnë të angazhohen në politikë: njohuri, aftësi dhe besim. Për këtë qëllim, trajnimet do të përfshijnë prezantime të shkurtra mbi tema të ndryshme, të ndjekura nga ushtrime individuale dhe në grup, ku pjesëmarrëset do të kenë një rol qendror dhe do të kenë mundësinë të praktikojnë aftësitë e fituara.

Trajnimet do të ofrohen nga një grup trajneresh dhe trajnerësh të certifikuar për dhënien e njohurive mbi pjesëmarrjen e grave në politikë. Ata që do të udhëheqin pjesëmarrëset në këto trajnime kanë ndjekur një program të dedikuar (ToT) në vitin 2024, bazuar në kurrikulën e UN Women për lidershipin politik të grave, të ofruar nga ekspertë ndërkombëtarë.

Trajnerët dhe trajneret kanë përvojë të gjerë në fusha të ndryshme, si politika dhe proceset zgjedhore, çështjet ligjore, të drejtat e njeriut, shkencat sociale dhe komunikimi. Ata përfshijnë ish-politikane të zgjedhura, akademike dhe ekspertë në fusha të ndryshme që lidhen me trajnimin.

Si të aplikoni

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin online në këtë link. Aplikimet për çdo datë trajnimi do të mbyllen kur të plotësohet numri i pjesëmarrëseve. Në link do të gjeni opsione për aplikim për data që kanë akoma vende të lira.

Aplikimi do të merret parasysh vetëm nëse:

  • Formulari i aplikimit në internet është plotësuar siç duhet (për referencë, gjeni formularin në Aneksin A të thirrjes për shprehje interesi).
  • Vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të specifikuara në këtë thirrje dhe përgjigjeve të dhëna në formularin e aplikimit me shkrim.
  • Numri i pjesëmarrëseve është i kufizuar dhe do t’i nënshtrohet një përzgjedhjeje paraprake.

Aplikantet e përzgjedhura do të njoftohen me e-mail lidhur me përzgjedhjen e tyre.

Për pyetje apo paqartësi, ju lutem kontaktoni: [ Click to reveal ]

Gjuha e trajnimeve: Trajnimet do të zhvillohen në gjuhën shqipe
Ky aktivitet po zbatohet nga UN Women, me mbështetjen e qeverisë suedeze.